Ish-Kryeministri Nikolla Gruevski, mbrëm pas mesnate ka shkruar në rrjetin e tij social të facebooku-ut në të cilin ka paralajmëruar partinë e tij se nuk duhet asnjëherë të dorëzohet para kërcënimeve.

“Nëse VMRO-DPMNE është e shantazhuar, atëherë shantazhohet edhe Maqedonia. Kur VMRO-DPMNE është në gjunjë edhe Maqedonia është e gjunjëzuar, por kur VMRO-DPMNE është e fortë dhe e drejtë atëherë edhe Maqedonia është e drejt dhe e fortë. Sepse VMRO-DPMNE është “shpata e fundit” e mbrojtjes së shtetit dhe interesave kombëtare”, ka shkruar Gruevski.

“Nëse dikush nga ju, në çfarë do mënyre, kërkon që të bëni edhe tërheqjen më të vogël e cila do të ishte në dëm të shtetit dhe interesave kombëtare, duke e vendosur në korrelacion këtu edhe ndalimin apo zbutjen e persekutimit politik kundër meje, si një udhëheqës i vjetër politik i VMRO-DPMNE-së apo si një kryetar nderi i kësaj partie dhe deputet aktual, Ju lus pa menduar, pa asnjë hezitim, që një propozim të tillë ta refuzoni me vendosmëri.

Burimi: Koha islame

12