“The Guardian”: Bin Selman, një reformist që kërkon reforma apo një princ i papërvojë?

Gazeta angleze “The Guardian” në një artikull të saj ka trajtuar problemet përpara princit Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite dhe ka shtruar këtë pyetje: A është Bin Selman një reformator që kërkon krijimin e reformave në Arabinë Saudite apo është vetëm një princ i papërvojë që ardhja e tij në pushtet do të lëkund rajonin?

Kjo gazetë angleze në numrin e saj të së mërkurës i ka kushtuar një rubrikë të veçantë Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite, i cili në rrugën e shtimit të pushtetet e ka paraqitur veten si njeriun numër një të Arabisë Saudite në qeverisjen e këtij vendi dhe në një artikull me titull “Ngritja e djalit të shtatë”, ka trajtuar dhe analizuar problemet dhe sfidat përpara tij. The Guardian në këtë artikull shtron këtë pyetje se princi i ri çfarë mund të sjell me vete për Arabinë Saudite dhe rajonin e Lindjes së Mesme? A është ai një reformator që mundohet vendin e Mbretërisë së Saudite në të cilin sundon një sistem shtypës, ta fusë në shekullin 21? Apo ai është vetëm një princ i ri dhe i papërvojë që ardhja e tij në pushtet mund ta trondit rajonit dhe ta prish stabilitetin? Kjo gazetë angleze në vazhdim të artikullit shkruan: “Zgjedhja e djalit të shtatë të mbretit të Arabisë Saudite i cili ka vetëm 32 vjeç, për trashëgimtar të fronit mbretëror nga ana e babait Selman bin Abdulazizi 81 vjeçar, ndoshta mund të tregojë edhe këtë se mbreti mund të dëshirojë që të këpusë tërësisht lidhjen me të kaluarën”. Mirëpo ky artikull paralajmëron se shenjat e para gjurmët e zbuluara nga ana e princit të ri, nuk janë aspak shenja që japin siguri: “Nëse ngjarjet e muajve të parë do të tregojnë atë çfarë do të ndodhë në të ardhmen, atëherë me këtë përshkrim nuk ekziston ndonjë e ardhme e mirë. Raportet e publikuara në lidhje me “grusht shtetin e pallatit” i cili pa ka kurrfarë gjakderdhje në qershorin e kaluara e solli Muhamed bin Selman në postin e trashëgimtarit të fronit mbretëror, mund të jetë treguar i ekzistencës së mosmarrëveshjeve dhe ndarjeve të thella në familjen sunduese”.

Artikulli në fjalë në lidhje me sfidat dhe problemet e shumta të cilat ndodhen mbi supe të trashëgimtarit të ri të Fronit Mbretëror, shkruan: “Muhamed bin Selman është projektues i baltës së përgjakur të luftës në Jemen. Ai gjithashtu ka qëndrime ekstremiste dhe radikale ndaj krizës së fundit të vendeve arabe të Gjirit Persik me Katarin”. Ky artikull gjithashtu vë në dukje edhe valën e gjerë të arrestimeve të opozitarëve nga ana e autoriteteve saudite në javën e kaluar dhe ka shkruar: “Riadi po arreston dhe shtyp mendimtarët islamikë, kritikët e politikave të regjimit Al Saud dhe armiqtë e vetë politikë”. The Guardian në vazhdim vuri në dukje edhe rëndësinë e rolit të Arabisë Saudite në çështjen e luftës kundër ISIS dhe shkroi: “Nëse shoqëria saudite është në fazën e konfliktin dhe progresit, atëherë tani është koha. Arabia është djepi dhe qendra e xhihadizmit, prandaj stabiliteti i saj ka rëndësi për të gjithë botën. A e do ta çojë ndryshimi ekonomik në kaos Arabinë Saudite? Guardian në lidhje me gjendjen e brendshme të Arabisë Saudite shkruan: “Ky vend po përballet me një farë lloj trazire dhe kaosi. Arabia Saudite që është ndër eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, për shkak të rënies së çmimit të naftës në vitin 2014, u detyrua që për të kompensuar mungesën buxhetore të marrë 200 miliardë dollarë nga rezervat e saj valutore dhe të shpenzojë. Në këto rrethana, princi i ri saudit, ka filluar të zbatojë programin e privatizimit tregtar dhe të reduktimit të subvencioneve për të krijuar një balancim në situatën e buxhetit të vendit. The Guardian beson se këto veprime të kursimit ekonomik dhe të vështirësive me të cilat nuk është mësuar shoqëria e Arabisë Saudite, mund të rrezikojë seriozisht marrëdhënien shoqërore të familjes sunduese dhe qytetarëve nën moshën 35 vjeçare.

Në lidhje me politikën e Arabisë Saudite ndaj Katarit dhe Jemenit, kjo gazetë angleze shkruan: “Lufta e Jemenit është shoqëruar me një numër të madh të viktimave nga civilët dhe bllokada nda Katarit gjithashtu është rezultat i dy faktorëve: parandalimi i shtrirjes së ndikimit të Iranit në rajon dhe dhënia fund e valës së islamit politik. Mirëpo sauditët në këtë sferë nuk kanë vepruar në mënyrë të suksesshme. Prandaj, çështja e Katarit dhe Jemenit, është një çështje e vështirë dhe ka shumë probleme për princin saudit”. Kjo gazetë në këtë artikull trajton edhe politikën e Arabisë Saudite ndaj çështjeve të rajonit të Lindjes së Mesme si lidhja me liderët irakianë të afërt me Iranin dhe tërheqja nga dosja e Sirisë në favor të Moskës, Ankarasë dhe Teheranit. Arabia Saudite gjithashtu ka dy opsione të vështira në lidhje me qëndrimin ndaj Afganistanit: ose të qëndrojë përkrah aleatit të vet Pakistanit ose të anojë drejt Donald Trump, presidentit të Amerikës. The Guaridan në fund në lidhje me shndërrimin e qeverisë së pafrikë të Arabisë Saudite në një iluzion, ka shprehur shqetësime serioze./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne