Hahn për median gjermane: Shqipëria dhe Maqedonia, para të tjerëve për tu anëtarësuar në BE

Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Welt’, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johanes Hahn ka komentuar situatën në Ballkan.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se përveç problemeve, ka edhe një kompeticion se kush do të progresojë më shpejt drejt BE-së.

“Ekziston një llojë konkurence pozitive mes vendeve të Ballkanit për të progresuar sa më shumë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian/ Për një kohë të gjatë një hap para të tjerëve ishte Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa tani është Shqipëria dhe Maqedonia”, pohoi Hahn,

Pyetur nëse është i mundshëm anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit, Hahn sqaroi se gjithçka varet nga ecuria e reformave që do zbatojnë këto vende. “Këto motoja është: cilësia para shpejtësisë”.

Po ashtui, Komisioneri për Zgjerim ka folur edhe për Kosovën. I pyetur se çfarë konfliktesh fondamentale duhet të zgjidheshin në mënyrë që vendet e rajonit të bashkoheshin.

“Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre. Në përgjithësi, ende duhet të bëhen përparime të konsiderueshme në të drejtat themelore. E fundit por jo më pak e rëndësishme, vendet e BE-së duhet të binden se pranimi premton më shumë stabilitet, tregje të reja dhe më shumë prosperitet për të gjitha palët”, ka sqaruan ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne