Një prokurore në Prokurorinë e Elbasanit ka bërë kallëzim në polici se i kanë humbur tre dosje hetimore që ajo kishte nën shqyrtim.

Prokurorja me iniciale A.Xh. tha se 3 fashikujt e procedimeve penale janë materiale të Task-Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor i policisë, gjatë kqyrjes së zyrës së saj nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj.

Polica e Elbasanit njoftoi se “Në datë 02.12.2017, ka bërë kallëzim shtetasja A.Xh., me detyrë prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi kur ka shkuar në zyrë ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të proçedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.

Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”

10