Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Christian Panuccit ka bërë serish hapa prapa pas prezantimit të dobët në humbje 3-0 kundër Kosovës të martën, duke marrë një tjetër rezultat zhgënjyes në miqësoren e zhvilluar në Evian të Zvicrës kundër Ukrainës.

Sot nuk arriti të ringrihej, duke dalë e humbur 4-1 në ndeshjen kundër Ukrainë, shkruan Calciomercato, duke theksuar se kjo u shtohet ndeshjeve negative të luajtura së fundmi nga kombëtarja shqiptare.

Trajneri italian, shkruan Calciomercato, duket se po rrezikon shkarkimin, pasi rezultatet pozitive që ai ka arritur janë të pakta.

22