Është e paprecedentë ajo që ka ndodhur së fundi ku policia e kryeqytetit ka urdhëruar mbylljen e xhamisë historike të Et’hem Beut në qendër të Tiranës, me pretendimin se hyn brenda perimetrit të sigurisë së pranisë së krerëve ushtarakë të NATO-s, të vendosur në Hotel Plazza, pra pak metra larg këtij objekti kulti.

Faqja tesheshi tregon qe imami i xhamisë, Elton Karaj, i kontaktuar në telefon, tha se vendimi i është komunikuar nga ana e autoriteteve policore të Tiranës, dhe se kjo vlen përsa kohë do jenë prezentë ushtarakët e lartë në kryeqytet, me gjasë deri nesër paradite.

Pra, gjatë ditës së sotme, duke nisur nga mëngjesi i hershëm kur kryhet dhe falja e parë, e deri paraditen e së hënës, xhamia do jetë e mbyllur për besimtarët, një precedent i ndodhur vetëm nën komunizëm për dekada me radhë, sa xhamia ekziston prej qindra vitesh.

Nga ana tjetër, ka zëra që KMSH-së nuk është komunikuar vendimi për mbylljen e xhamisë, por krerët e saj ende nuk janë prononcuar.

Mbyllja e Et’hem Beut, qoftë dhe për 24 orë, tregon se medalja e Shqipërisë si vend i paqes dhe i tolerancës fetare më unike në botë, ka raste kur konsiderohet pa asnjë vlerë. Mbyllja ne menyre banditeske me metoda te gestapos nga ana e qeverise Rama, te xhamise kryesore te Shqiperise dhe Tiranes, ne nje kohe qe Kisha Orthodhokse dhe Katolike qe jane prane kesaj xhamie nuk jane mbyllur, tregon mendjen e semure dhe skizofrenike te kryeministrin katolik Rama, i cili nuk pranon prezencen e myslimaneve ne shoqerine tone dhe i trajton ata si qytetare te dores se dyte.

NATO duhet urgjentisht te distancohet nga fashizmi anti-mysliman i qeverise Rama dhe te kerkoj urgjentisht hapjen e xhamise se Ethem Beut.

144