Imam Armand Aliu ka bërë një reagim ndaj distancimit që myftinia e Elbasanit ka bërë ndaj arrestimit të hoxhës Klodian Zaimaj në Malajzi. Imam Armand Aliu e përqesh si lepur myftiun Agim Duka, vëllai i të cilit, Kastriot Duka, u dëbua nga Kosova si ekstremist vite më parë. Imam Armandi përqesh frymën frikacake që i ka kapur muslimanët shqiptarë që për cdo arrestim në botë vrapojnë për ti bërë qejfin qeverisë Rama dhe reparteve të antiterrorit që terrorizojnë natë e ditë myftijtë dhe besimtarët shqiptarë.

Reagimi:

Si pasoje e presioneve te shumta qe ushtrohen sot ndaj besimtareve muslimane ne Shqiperi, shume prej tyre kane filluar te jetojne me lepurin ne bark. Tmerrohen sapo degjojne se ne nje media permendet dicka per muslimanët e sidomos kur ka te beje me temën e terrorizmit. Kjo frike i detyron te dalin e te distancohen perpara opinionit edhe per gjera qe nuk kane lidhje me ta e per te cilat nuk i akuzon askush. Nga frika ne te cilen jetojne, jane te gatshem te distancohen edhe nga vellezerit qe i ka lindur e njejta nënë e babë e ndoshta edhe nga vete prinderit.
Ndodh nje sulm kamikaz ne Bagdad dhe direkt dalin muslimanet nga Spilleja dhe distancohen nga ky sulm me autobombe. Diten tjeter nje predhë mortaje e Hamasit bie ne nje fshat izraelit dhe direkt del zëdhënësi i gylenistëve te KMSH dhe distancohet nga ky sulm. Te pasnesërmen ne Somali rrëmbehet nje gazetar i huaj dhe direkt dalin muslimanët e Shëngjergjit dhe distancohen prej rrëmbyesve. Dje ne orën 23:00 publikohet lajmi se shqiptari i arrestuar ne Malajzi eshte nga Cerriku dhe direkt sapo kish lindur dielli sot del myftinia e Elbasanit dhe distancohet prej tij e deklaron se ai asnjehere nuk ka qene i emeruar apo i angazhuar ne ate myftini. Çuditem me kete ndjenje inferioriteti dhe paniku qe i ka kapluar keta muslimanë. Dhe me e cuditshmja eshte se keto lloj distancimesh i bejne gjithmone ata qe i jane servilosur me shume politikes dhe politikaneve shqiptare.
Tashmë mbetet qe nga kjo histori te distancohet edhe zyra e gjendjes civile ne Cerrik si dhe universiteti ne Jordani ku Klodiani eshte diplomuar. Keshtu te gjithe do te jetojne te qetë e askush nuk do ti akuzoje per lidhje me terrorizmin.
Sqarim: Postimi qe bera per kete temë u fshi automatikisht pas fshirjes se burimit te lajmit nga ku e kisha bërë “share”.

 

 

314