Imami nga Londra i dërgon kartolina krishtlindjesh me permbajtje islame Mbretëreshës dhe Papës

Një imam nga Londra ka dërguar mijëra kartolina krishtlindjesh tek persona të ndryshëm përfshirë Mbretëreshën dhe Papën, ku thekson rëndësinë e Jezusit në Islam.

Dr Mohammed Fahim nga qendra Kuranore Trust ka vite që dërgon kartolina speciale. Kartolinat e tij paraqesin Jeruzalemin, ajete nga Kurani, mrekulli të Jezuit dhe lindjes së tij nga virgjërersha Mari. Shumë persona i janë përgjigjur kartolinave të tij.
“Pothuajse para 10 vitesh vendosa të dizanjoj një seri kartolinash të veçanta për krishtlindje ku tregohej Maria dhe Jezusi sipas Kuranit. Unë printoj rreth 4,000 kartolina çdo vit,” tha ai për Sky News.

“Unë ua dërgoj anëtarëve të familjes mbretërore, anëtarëve të Parlamentit, kishave, fqinjëve, kolegëve në punë, Papës dhe shumë liderëve të BE-së, çuditërisht marr shumë përgjigje dhe komente interesante.

“Jam i befasuar dhe i kënaqur që Madhëria e saj Mbretëresha, kryeministri dhe Papa i përgjigjen çdo vit kartolinave te mia”.

Imami dëshiron të nxjerrë në pah se Jezusi është gjithashtu edhe një profet i Islamit, dhe myslimanët besojnë në mrekullitë e Jezuit, si dhe në ardhjen e tij të dytë.

“Muslimanët i besojnë të gjithë profetët dhe lajmëtarët e zotit, pa bërë asnjë dallim mes tyre, siç thuhet nga Zoti në Kuran,” tha ai.
Imami dëshiron të inkurajojë muslimanët që ta njohin më mirë Jezuin. Ai gjithashtu shpreson të largoje idetë e gabuara rreth Islamit.
“Çdo vit, muslimanët britanikë humbin dy mundësi të arta (Krishtlindjet dhe Pashkët) për të përhapur mesazhin e Islamit, një mesazh paqeje, tolerance dhe drejtësie”, tha ai.
“Për të treguar se si ata janë integruar në shoqërinë britanike pa e humbur fenë e tyre”.
“Duke u përpjekur që të dërgoj këtë mesazh të paqes në sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, unë inkurajoj anëtarët e komunitetit tim, si dhe miqtë e mi, që ti dërgojnë kartolinat e mia edhe tek të njohurit e tyre”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne