Indonezi, rrëzohet në det një avion me 188 pasagjerë

 Një avion pasagjerësh me 188 persona u rrëzua sot në mëngjes në det afër ishullit indonezian Java Perëndimore.

Avioni i tipit JT 610 i kompanisë indoneziane Lion Air gjatë fluturimit të rregullt në relacionin Xhakartë – Pangkal Pinang humbi kontaktin me radarët mëngjesin e sotëm në ora 6:33 sipas kohës lokale.

Ministri indonezian i Transportit, Budi Karya Sumadi, konfirmoi lajmin për fatkeqësinë dhe tha se një qendër krize është hapur në terminalin e aeroportit Soekarno në Cengkareng.

“Urgjent po shkoj atje të mësoj të gjitha detajet mbi rastin. Jam i shqetësuar”, tha Sumadi.

Shefi i Agjencisë Nacionale për Situata të Jashtzakonshme (BASARNAS), Muhammed Syaugi, njoftoi se mbetjet e avionit i gjetën ekipet e shpëtimit dhe se në rrjedhë është kërkimi për personelin dhe pasagjerët e avionit.

Në avion kanë qenë shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe 181 pasagjerë, prej të cilëve 178 të rritur dhe tre fëmijë.

Lion Air është një nga aviokompanitë më të mëdha indoneziane.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne