Inxhinieri rus që jeton në Turqi ka projektuar trenin fluturues (Video)

Një inxhinier rus i cili jeton në Turqi, krijoi katër modele të veçanta që do të ndryshonin udhëtimin tradicional të trenave në mënyrë të jashtëzakonshme.

Inxhinieri rus Dahir Semenov, që punon në një kompani me bazë në Stamboll, ka zbuluar një projekt treni fluturues që mund të udhëtojë rreth 640 kilometra në orë.

Semenov, i njohur për idetë e tij futuristike, ka projektuar katër modele të ndryshme, ku një tren fluturues mund të mbajë deri 2 mijë udhëtarë.

Një video me animacion kompjuteri tregon disa versione të propozimit të trenit fluturues, secila me kapacitet të mbante qindra pasagjerë.

Një litar nën trenin e ngritjes mban kontaktin me shinat dhe furnizon me energjinë elektrike të nevojshme për helikat./KosovaPost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne