Gjykata Penale e Tiranës vendosi sot të lërë në “arrest shtëpie” ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtesisë, Juliana Hoxha.

Ajo u arrestua për çështjen e shkeljeve të konstatuara në 5 tendera te zhvilluar nga ky dikaster në vitet 2016-2017. Gjykata ka vendosur sot masën detyrim paraqitje edhe për 4 ish-specialistë të kësaj Ministrie. Në total u arrestuan 12 persona.

Prokuroria pritet që gjatë javes se ardhshme të thërrasë për të dhënë sqarime për abuzimet, tre ish-ministra të Drejtësisë në lidhje me këtë aferë ku buxheti i shtetit ka humbur miliona Euro.

Sipas Prokurorisë, janë gjetur shkelje të rënda në tenderin e mbikqyrjes elektronike për të burgosurit, mirëmbajtjen e regjistrit noterial dhe atë përmbarimor, tenderit e pajisjes me kamera të burgut të Fushë-Krujës dhe Lezhës, si dhe ai i regjistrit online të 7 Gjykatave Administrative.

16