Një grua myslimane ka pohuar se ajo është kthyer mbrapa dhe se nuk i është lejuar që të fluturojë për në Londër nga Roma.

Sigurimi i airoportit të Romës e kishte ndalur atë dhe nuk e kishte lejuar të hipte në avion, për shkak të shamisë, kinse kjo nuk është e sigurt për ta dhe për pasagjerët e tjerë në avion, shkruan Daily Mail.

Oficerët i kishin thënë se nuk do të kalonte nëse nuk i zbatonte urdhërat e tyre, kështu që ajo është kthyer mbrapa.

Oficerët dëshironin që ajo t’a hiqte shaminë dhe më pas të hipte ne avion, por ajo nuk pranoi assesi.
Madje kjo qytetare ka reaguar edhe me një postim në rrjetin e saj Facebook. /Lajmi.net/

85