Kardinali francez Barbarin shpallet fajtor për fshehje të abuzimeve seksuale me të mitur

Kleriku më i lartë francez i Kishës Katolike, kardinali Philippe Barbarin është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjashtë muaj me kusht për rolin e tij në mbulimin e abuzimeve seksuale me të mitur.

Barbain është gjetur fajtor në dështimin për të raportuar dyshimet e dhunimit nga një prift në vitet 1980 dhe 1990, shkruan BBC.

Ai ka mohuar akuzat dhe avokatët e tij kanë thënë se do të apelojnë kundër verdiktit të shqiptuar.

Dënimi i Barbarin vjen në kohën kur Kisha Katolike është duke u përballur me një valë të skandaleve të abuzimeve.

Barbarin ka mbajtur pozitën e Kryepeshkopit të Lyonit dhe nuk ka qenë i pranishëm me rastin e shpalljes së verdiktit nga gjykata. Gjatë procesit të gjykimit ai kishte deklaruar: “Nuk mund të shoh diçka për çfarë jam fajtor. Kurrë s’kam provuar të fsheh diçka, apo t’ju ikë këtyre fakteve të tmerrshme”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne