Në emisionin e tij “Ju flet Moska”, Kastriot Myftaraj ka trajtuar çështjen e muxhahedinëve në Tiranë. Ai u ndal tek biznesmeni Fatmir Kuçi, i cili është ndëetues i qytetit iranian në Kamëz, siç e quan Myftaraj.

Myftaraj: Siç e dimë në Shqipëri është strehuar një organizatë e quajtur e muxhahedinëve të popullit iranian të cilët kanë rreth 40 vjet që luftojnë ose enden nëpër botë duke thënë se luftojnë për të rrëzuar regjimin në fuqi në Iran dhe për të sjellë në pushtet kyretarin e tyre të cilin as ata nuk e dinë se ku është Masrud Axhavi që pretendojnë se është presidenti legjitim i Iranit.

Nga ana tjetër është gruaja e tij e cila është strehuar në Shqipëri Mirjam Raxhavi e cila zë vendin e Presidentes në mërgim në vend të burrit. Një komedi e vërtetë kjo, nëse nuk do të kishte pasoja të tjera.

Muxhahedinët iranianë siç e dimë janë strehuar në Shqipëri me kërkesën e SHBA të cilët morën detyrime ndaj tyre kur mblidhin çdo forcë të mundshme opozitare me regjimin teokratik iranian dhe meqë u mbetën në dorë tani, Iraku i dëboi dhe i sollën në Shqipëri.

Kjo organizatë po ndërton në Shqipëri qytetin e saj, bazë ushtarake në Manëz të Durrësit, në një pikë shumë interesante.

Bëhet fjalë për 20 ha tokë. Ato makinat që dalin një pjesë e madhe shkruajnë emrin e kompanisë që e ndërton Viktoria Invest të zotit Fatmir Kuçi, biznesmen nga Elbasani.

 

 

Kjo që shikoni është zonja Mirjam Raxhavi, e cila është strehuar në Shqipëri. Këto janë muxhahedinët e saj.

 

54