Katoliket Lleshi dhe Rama vendosin te “deradikalizojne” muslimanet

Kryeministri Rama dhe keshilltari i tij katolik Sander Lleshi, i cili perpara disa vitesh u akuzua si radikal katolik nga disa organizata te shoqerise civile, se fundmi kane vendosur te krijojne Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem (QKEDH).  Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara në mbledhjen e datës 13 dhjetor, ku mes tyre është vendimi për krijimin e qendrës e cila do të hartojë dhe monitorojë projekte, aktivitete, politika, procedura për parandalimin, kundërradikalizmin dhe riintegrimin e shtetasve shqiptarë, sidomos pas shkurjes së 140 shqiptarëve krah ISIS. QKEDH ne fjale e cila do te mbikqyret nga katoliket Rama dhe Lleshi do te monitoroje, spiunoje dhe zbuse muslimanet shqiptare.

Për realizimin e detyrave QKEDH-ja, kryeministri Rama dhe këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare, gjeneral brigade (ret.) Sandër Lleshi i cili njihet edhe si nje katolik i devotshem, kanë parashikuar që buxhetin e saj do të jetë jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe me të ardhurat nga donatorët vendas a të huaj ose të ardhura të tjera të ligjshme.

Ja dhe VKM për QKEDH:

 

V E N D I M
PËR
NGRITJEN E QENDRËS SË KOORDINIMIT KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM (QKEDH)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin të Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngritjen e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (në vijim QKEDH), si person juridik publik, buxhetor, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë.
2. QKEDH-ja ka stemën, logon dhe vulën zyrtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3. Misioni i qendrës është zhvillimi i kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm të përfshirë në veprimet kundër ekstremizmit të dhunshëm, ruajtja dhe promovimi i vlerave të tolerancës dhe të harmonisë fetare, mbrojtja e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë, si dhe mbrojtja e shoqërisë shqiptare nga ekstremizmi i dhunshëm.
4. Për qëllime të këtij vendimi, do të gjejnë zbatim përkufizimet e përcaktuara në  Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe planin e veprimit të saj, miratuar me vendimin nr.930, datë 18.11.2015, të Këshillit të Ministrave.
5. QKEDH-ja ngarkohet me ushtrimin e kompetencave, si më poshtë vijon:
a) Bashkërendon, harton dhe monitoron projekte, aktivitete, politika, procedura për parandalimin, kundërradikalizmin dhe riintegrimin e shtetasve shqiptarë;
b) Koordinon në nivel kombëtar dhe lokal ndërhyrje në komunitetet në nevojë për rastet e radikalizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm;
c) Realizon dhe mbikëqyr projekte, aktivitete të iniciuara nga vetë qendra, apo në bashkëpunim me institucionet e tjera qendrore dhe/ose lokale, apo të iniciuara nga palët e treta/shoqëria civile;
ç) Harton procedura për parimet, terminologjinë dhe përkufizimet për trajnimet e punonjësve të linjës së parë por jo vetëm;
d) Kryen rishikimin e projekteve të secilit institucion, të parashikuara në Strategjinë Kombëtare kundër Ekstremimizmit të Dhunshëm dhe planit të veprimit të saj, kërkon raporte nga këto institucione dhe bashkëpunon për përmbushjen e përgjegjësive;
dh) Informon, të paktën një herë në gjashtë muaj, Kryeministrin, për çështjet e mësipërme.
6. Veprimtaria ekzekutive e QKEDH-së realizohet nga drejtori, i cili emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga Kryeministri.
7. Drejtori i QKEDH-së ka këto detyra dhe përgjegjësi kryesore:
a) Përfaqëson qendrën në marrëdhënie me të tretët dhe drejton veprimtarinë e saj;
b) I propozon Kryeministrit rregulloren e brendshme të QKEDH-së;
c) Kontrollon dhe garanton përmbushjen e misionit dhe të objektivave të QKEDH-së, si dhe të detyrimeve që ka ky institucion;
ç) Është përgjegjës për administrimin teknik, organizativ, financiar e të burimeve njerëzore të QKEDH-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) Autorizon personat që mund të përfaqësojnë QKEDH-në në mungesë të tij;
dh) Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e QKEDH-së, duke nxjerrë urdhra, udhëzime dhe porosi, me shkrim ose verbale, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga punonjësit e qendrës;
e) Nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me zyra homologe të vendeve të tjera ose me institucione shqiptare, kur këto janë të nevojshme, për përmbushjen e detyrimeve ligjore që ka QKEDH-ja, në fushën e radikalizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm;
ë) Emëron punonjësit, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
f) Vendos për të gjitha çështjet e veprimtarisë së QKEDH-së, brenda kufijve të planit financiar dhe të dispozitave ligjore në fuqi;
g) Përgjigjet për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit në këtë institucion, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
gj) Përgjigjet për të gjitha çështjet e administrimit të QKEDH-së dhe raporton pranë Kryeministrit.
Detyrat dhe kompetencat e detajuara të drejtorit përcaktohen në rregulloren e brendshme të qendrës.
8. Organizimi i brendshëm (struktura dhe organika) i QKEDH-së miratohet me urdhër të Kryeministrit.
9. Marrëdhëniet e punës për punonjësit e QKEDH-së funksionojnë mbi bazën e kontratave të punës me kohë të plotë dhe të pjesshme, në përputhje me rregullat e parashikuara në dispozitat përkatëse të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë. Mënyra e testimit, e rekrutimit të punonjësve si dhe rregullat e disiplinës përcaktohen në rregulloren e brendshme.
10. Për realizimin e detyrave QKEDH-ja ka buxhetin e saj që krijohet nga:
a) buxheti i shtetit;
b) të ardhurat nga donatorët vendas a të huaj;
c) të ardhura të tjera të ligjshme.
11. Të gjitha donacionet ose të ardhurat e tjera të ligjshme që i vijnë qendrës, përdoren sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.
12. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të QKEDH-së, miratohet nga Kryeministri, me propozimin e drejtorit të qendrës.
13. Ngarkohet Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2018.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne