Eduart Ndocaj përmes një videoje LIVE në Facebook, ka dhënë mesazhin e tij në lidhje me debatin e këtyre ditëve mbi Fene dhe Skenderbeun, mesazh në të cilin zoti Ndocaj foli për një larmi konceptesh e personash.

Ja si u shpreh z.Ndocaj:

Bashkia drejtohet nga një njeri shumë i rrezikshëm, njëri që nuk njeh e nuk kupton rëndësinë e Gjergj Kastriotit.

Nuk jam aspak i penduar për reagimin tim të mëparshëm, të cilit, nuk i heq asnjë pikë e as presje.

I ftoj gjithë ata njerëz që e duan këtë vend, mysliman e ortodoks, që të japim maksimumin për këtë vend, në mos gjithçka, të japim diçka…

Janë disa elementë të infiltruar nga Turqia, Greqia, që duan të denigrojnë figurën e Skënderbeut. Ndaj duhet të rishikohet me shumë kujdes historia dhe ta rishkruajmë, por jo me këta historianë komunistë.

Ke 27 vjet që lexojmë historinë komuniste. Duhet të bëjmë diçka për këtë vend sepse brezat që do vijnë do të na dënojnë ashpër.

Janë disa individë politikë që edhe kanë komentuar në faqen time, duke fyer, është një parazit i rrjeteve sociale, një parazit i partisë demokratike, Kreshnik Çollaku, i cili ka qënë gjithmonë një parazit për kombin dhe për vendin, edhe pse ka arritur të bëhet edhe zv.ministër, ky njeri që gjithmonë e ka përdorur servilizmin e tij për t’u ngjitur në karrierë.

Ne e dimë shumë mirë se sa i zoti është ai, të cilit, nuk i lexohet askund emri për një të mirë që mund t’i ketë sjellë këtij vendi. E njëjta gjë vlen edhe për sharësit e tjerë në rrjete sociale.

Unë i bekoj njerëzit, unë nuk urrej as katolikë e as myslimanë, unë urrej të gjithë armiqtë e kombit tim, jam përpjekur që me financat e mia personale të restauroj xhaminë e komunës ku jetoj.

E keqja e këtij vendi nuk janë fetë, por ekstremistët fetarë, dhe Kreshnik Çollaku që i mbështet ata është turpi i këtij kombi bashkë me ta, – përfundoi mesazhin e tij Eduart Ndocaj.

63