Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi sekuestrimin e 8,7 tonëve kokainë të fshehur në kontenierët e bananeve, e mbërritur nga Kolumbia.
Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi sekuestrimin e 8,7 tonëve kokainë të fshehur në kontenierët e bananeve, e mbërritur nga Kolumbia.
“Sekuestrimi u zhvillua më 22 prill në portin e Algesiras”, sipas ministrisë.
Të paktën pesë persona u arrestuan në kuadër të operacionit, tre në Spanjë dhe dy në Francë.
Droga ishte shpërndarë në më shumë se 1 000 kuti bananesh dhe disa paketa me kokainë ishin etiketuar “IPhone”, sipas informacioneve të komunikuara nga Ministria e Brendshme, që konfirmoi se bëhej fjalë për një sasi rekord të drogës së transportuar në një kontenier në Evropë.
Spanja është pika kryesore e hyrjes së drogës në Evropë, nga fakti i afërsisë me Afrikën e Veriut, rajon prodhues i kanabisit dhe lidhjeve me Amerikën e Jugut, nga ku vjen kokaina.