Koreja e Veriut: Po shqyrtojmë sulmin ndaj ishullit Guam

Disa orë pas paralajmërimit më serioz nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për zhdukjen e Koresë së Veriut, një zyrtar ushtarak koreanoverior tha se vendi i tij po shqyrton një sulm me raketa në zonat ushtarake amerikane në ishullin Guam.

Sipas agjensisë ndërkombëtare të lajmeve Fars, një zëdhënës i Ushtrisë Popullore Koreane tha në një deklaratë të lëshuar nga agjencia zyrtare e lajmeve të Koresë së Veriut, se Peniani do të sulmojë me raketa balistike bazat ushtarake amerikane në ishullin Guam. Ai tha se ushtria e Koresë së Veriut po shqyrton me kujdes “sulmin eventual në zonat ushtarake rreth ishullit Guam dhe ky sulm do të kryhet me raketa të balistike strategjike me rreze të mesme veprimi, të llojit HuaSong-12”. Në një deklaratë tjetër, një zëdhënës i ushtrisë së Koresë së Veriut tha se Peniani do të ndërmarrë veprime parandaluese, përballë veprimeve provokative të Shteteve të Bashkuara.Koreja e Veriut ka thënë tashmë se është gati që me forcën e saj strategjike bërthamore të japë “mësime strategjike” për provokimet ushtarake amerikane në Gadishullin Korean./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne