“Kosovalliu” në rolin e Sulltan Fatihut, seriali më i shtrenjtë në historinë turke

Aktori shumë i njohur dhe shumë i dashur si në Turqi ashtu edhe në Kosovë e Shqipëri, do të rikthehet me një ‘boom’ në vitin 2018.

Ai është pjesë e serialit të ri turk, të quajtur “Mehmed Bir Cihan Fatihi”, që tregon historinë e Sulltan Mehmetit, rol ky i luajtur nga aktori Kenan Imirzalioglu.

Seriali i ri do të jetë më i shtrenjti në historinë turke, me buxhet që rivalizon edhe serialet amerikane. Një episodë e serialit “Mehmed Bir Cihan Fatihi” kushton 525 mijë dollarë, e një zëvendësim i një aktori pas xhirimit të episodit të parë, ka nënkuptuar se ai është dashur të xhirohet përsëri, duke shtuar edhe më tej buxhetin e duke shtyrë edhe kohën e publikimit të episodit të parë.

Mendohej se projekti i Kanal D do të publikohej në dhjetor, mirëpo kjo ishte shtyrë për vitin 2018. Përveç aktorit të famshëm Kenan Imirzalioglu, do të marrin pjesë edhe aktorë tjerë si Metin Akpinar, Cetin Tekindor, Altan Erkekli, Gurgan Uygun, Funda Erygit e shumë aktorë të tjerë. Pamjet e para të episodit të parë janë publikuar, dhe shumë qartë mund të shihet se ku janë shpenzuar paratë, ngase efektet speciale janë të kategorisë më të lartë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne