Kreu i rabinëve të Izraelit: Njerëzit me ngjyrë janë majmunë

Kreu i rabinëve të Izraelit ka shkaktuar një debat të madh pasi i quajti njerëzit me ngjyrë “majmunë” gjatë predikimit të tij të shtunën e kaluar.

Rabini Yitzhak Yosef po fliste për aspektet ligjore të bekimit të hebrejve dhe u ndal në bekimin e pemëve frutore në pranverë.

Në këtë kontekst, ai përmendi një bekim të shprehur duke parë një “krijesë të pazakontë”, kur përmendi takimin rastësor në rrugë në SHBA me një person me ngjyrë, që ka dy prindër të bardhë.

Yosef iu referua njerëzve me ngjyrë me fjalën fyese “kushi” në hebraisht dhe më pas përdori termin “majmun”.

Kjo nuk është hera e parë që Yosef shkakton debat me predikimet e tij.

Në majin e vitit të kaluar, ai tha se gratë laike silleshin si kafshë, sepse ato vishen në mënyrë të papërshtatshme.

Disa organizata në Izrael i kanë dënuar komentet raciste të rabinit Yitzhak Yosef./Haaretz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne