Kriminelët shqiptarë gjunjëzojnë Spanjën

GJERGJ THANASI

Këto 2-3 vitet e fundit bandat e strukturuara kriminale shqiptare po konkurojnë si të thuash rrotë më rrotë me ato ruse e marokene për vendin e parë si shqetësim për rendin dhe qetësinë publike në Spanjë. Bandat shqiptare e kanë shtrirë aktivitetin e tyre kudo në Spanjë përfshirë rajonin autonom të Katalonjës, pronat e përtej detit të Kurorës Spanjolle si psh. Ibiza në Mesdhe dhe Tenerife në Atlantik.

Vetëm këtë të martë në mediat spanjolle përshkruhet aktiviteti kriminal i tre bandave të rrezikshme shqiptare. Në Barcelonë policia lokale e quajtur Mosos di Skuadra neutralizoi një bandë hajdutësh të rrezikshmë shqiptarë. U arrestuan 8 anëtarë të bandës, që akuzohen për minimumi 30 vjedhje banesash dhe aktivitetesh biznesi. Banda merrej me trafik klandestinësh duke vënë në shërbim të klandestinëve makina, strehi m dhe ushqim në këmbim të pjesëmarrjes së klandestinëve (shqiptarë, që synojnë të shkojnë ilegalisht në Angli) në aktivitetin kriminal të bandës. Hajdutët e kësaj bande për të lëvizur përdornin transportin publik si metro, tramvaj etj. ndërsa vjedhjet i kryenin duke përdoruru makina të vjedhura më parë.

56 kile heroinë

Roja Civile (policia) e Rajonit të Galicisë arrestoi 6 persona të akuzuar për trafik droge. Shefi i bandës së trafikantëve një shqiptar i quajtur Rinush G. u arrestua, sepse ai u kap duke transportuar me makinën e vet Porsche Cayenne 56 kile heroinë për në Gjermani me kalim tranzit në Holandë. Ndër 6 të arrestuarit ishte edhe Sokol R. po ashtu shtetas shqiptar. Anëtarët e kësaj bande, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë dënime nga 11-17 vjet burg.

3 hajdutë, 2 prevolverë dhe 1 pistoletë

Policia e Rajonit të Andaluzisë neutralizoi një bandë hajdutësh shqiptarë. U arrestuan të tre anëtarët e bandës të moshave nga 24 në 39 vjec. Kjo bandë hajdutësh hynte nëpër banesa, ndërsa të zotët e shtëpisë flinin dhe vidhte c’tu zinte dora. Banda vidhte edhe makina, motorcikleta si edhe me raste edhe në banesa, që nuk kishin njeri brenda. Banda dyshohet se ka kryer të paktën 26 vjedhje. Policia u kapi tre hajdutëve shqiptarë  5300 euro, 2 revolverë, 1  pistoletë, 1thikë me sustë (të vjedhura në shtëpi të ndryshme) si edhe “veglat e zanatit” si leva, celësa kopil, kacavida etj./ Gazeta Impakt

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne