Kryeministri kanadez pritet me zemërim gjatë vizitës në Kebek

Justin Trudeau u përball me disa incidente përgjatë fundjavës në provincën frengjisht folëse të Kanadasë. Një grua e quajti atë “tradhtar” gjatë një eventi të festës kombëtare të Kebekut, ndërsa ditën tjeter, një tjetër person ju drejtua kryeministrit duke i thene se “i kishte mërzitur mu brenda shtëpive të tyre” me këtë vizitë.

Gjatë eventit, një protestues iu afrua Trudeaut në kohën kur kryeministri ndodhej në një park të Montrealit duke përshëndetur banorët dhe mysafirët e ngjarjes së 24 qershorit. Ai ju drejtua kryeministrit në frëngjisht, “ju erdhët të flisni anglisht me ne? A nuk e keni festën tuaj javën e ardhshme? Personi u tha të pranishmëve se Trudeau kishte ardhur për ti provokuar banorët e Kebekut mu në shtëpinë e tyre. Trudeau menjëherë ja ktheu: “Unë sot ndodhem në shtëpine time”, dhe shtoi: “nuk ka vend për intolerance këtu”, përpara se stafi i sigurisë së Kryeministrit ta largonte personin që po e bezdiste.

Në eventin festiv në Salaberry-de-Valleyfield ndodhi nje tjeter inicident ku një grua filloi ti bërtiste Trudeaut me fjalët “tradhtar”, duke e nxitur kryeministrin që tja kthente me fjalët, “Gezuar festën kombëtare”.

Vizita e Trudeaut në provincën frëngjisht folëse të Kebekut përkoi me festën vendase të njohur si dita e St-Jean Baptiste ose festa kombëtare, e cila është e lidhur me nacionalizmin e Kebekut.

Babai i Trudeaut, Pierre Elliott Trudeau, i cili e filloi karrierën e tij politike në Montreal, ishte kryeministri që i shërbeu Kanadasë për një periudhë kohore më të gjatë se cdo kryeministër tjetër i vendit. Edhe ai dikur u përball me një moment të vështirë gjatë paradës së festës së St-Jean Baptistes në vitin 1968. Eventi përfundoi me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa disa gjuajtën madje edhe me shishe në drejtim Trudeaut të moshuar.

Përdoruesit e Twitterit u ndanë lidhur me këtë çështje. Disa përdorues i kritikuan ashpër protestuesit, ku disa i përshkruan si persona që nxisnin urrejtjen, për shkak të përpjekjeve të tyre për të ndarë Kanadanë.

Të tjerët mbrojten “fjalën e lirë” duke venë në dukje gjendjen e banorëve të Kebekut dhe i pershendetën veprimet e kryera ndaj kryeministrit./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne