Kreu i Kishës Ortodkse Shqiptare, Anastas Janullatos, është nderuar me çmim të lartë nga Universiteti ‘Aristoteli’ në Selanik.

“Dëshmia dinamike orthodhokse në botën moderne, tregon se Kisha është Një, e Shenjtë, Katholike dhe Apostolike dhe nuk jeton për veten e saj, por ajo që është dhe çfarë i është dhënë është e destinuar për të gjithë njerëzimin, duke kontribuar për paqen dhe bashkëjetesën fetare, në mënyrë që të tejkalohen konfliktet mes njerëzve që kanë perceptime të ndryshme.”

Ky ishte mesazhi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit, në mbrëmjen e së enjtes, më 18 tetor 2018, nga Universiteti i Selanikut ‘Aristoteli’ ku u nderua me çmimin më të lartë “Chrysoun Aristotel”.

Çmimi i nderit, Fortlumturisë së Tij, Imzot Anastasit, iu dha nga rektori i Universitetit Aristoteli, profesor Perikli A. Mitka, i cili theksoi në fjalën e tij se “Fortlumturia e Tij, Anastasi, është një njeri i veçantë, si Hierark, mësues por edhe si një misionar apostolik”.

‘Një njeri i fjalës dhe i veprave. Një formë e shpirtit dhe veprimit’ – shtoi ai.

Në fjalën e tij ai shtoi: “Në një botë e mbushur me dyshime dhe urrejtje, Ju Fortlumturia i gjithë Shqipërisë, na frymëzoni për të vazhduar të kërkojmë mënyra të pajtimit dhe mirëkuptimit”

Kryepeshkopi Anastas, në fjalën e tij me temë qëndrore “Pluralizmi Fetar dhe Bashkëjetesa Paqësore”, theksoi se ajo që është e dobishme është përpjekja për të nxjerrë lëngje nga rrënjët e shëndetshme të përvojës fetare dhe prioritet ka zhvillimi social dhe progresi, pajtimi dhe bashkëveprimi i paqtë.

Senati i Universitetit vlerësoi ndër të tjera, punën e Kryepeshkopit Anastas për përpjekjen e Tij të pandërprerë për të drejtat e njeriut, për barazinë sociale, duke pranuar gjithçka pa diskriminim racor ose fetar.

13