Kufiri me Kosovën, inaugurohet pika e re e kalimit në Morinë

1.450.000 euro është financimi i përbashkët mes Shqipërisë dhe BE për pikën e re të kalimit kufitar me Kosovën në Morinë është inauguruar paraditen e së martës.

Të pranishëm në inaugurim kanë qenë Zv/Kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi, Zv.Kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj dhe ambasadorët e BE të dy shteteve, Romana Vlahutin dhe Nataliya Apostolova.

“Pika e re kufitare, infrastrukturë moderne në përputhje me kërkesat e BE dhe standardet Schengen. Rekomandimi që mori Kosova për liberalizimin e vizave dhe rrugëtimi evropian i Shqipërisë, shtojnë angazhimet e qeverive përkatëse për sigurimin, kontrollin e integruar & menaxhimin cilësor të kufijve. Menaxhimi i mirë i kufijve, jo vetëm garanci për vendet tona, rajonin dhe BE, por gjithashtu ka rëndësi të veçantë & është një bonus në përpjekjet e vendet tona për të hyrë nesër në familjen e madhe evropiane”, u shpreh Senada Mesi në fjalën e saj.

Burimi: Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne