Një video nga lart tregon se çfarë po ndodh pas Kullës së Sahatit të Tiranës, afër vendit ku dy ditë më parë ra një zjarr, duke djegur një kioskë.

Pamjet i shpërndau Ela Ruci, ish-gazetare, duke shkruar me sarkazën atë që pritet të ndodhë në qendër të Tiranës, ku është parashikuar të ndërtohet një kullë 77 metra e lartë.

‘E marrim Teatrin, e grijmë, marrim Sahatin e mbulojmë, marrim 6 korsitë e bulevardid i fusim në grykë të idiotsisë urbanistike me dy korsi dhe 20 mijë banorët e sheshit që do të mbijë në ajër jetojnë të lumtur në apartamentet 3000 euro metri….

Pastaj nxjerrim biba nëpër publik sepse s’kemi kohë vetë t’i bëjmë të tëra bamirësitë …. Me këto pamje të qeta nga qendra historike e Tiranës ju uroj një të shtunë në Dajt dhe Gëzuar vitin e Derrit’-shkruan Ruçi duke zbuluar pamjet që mund të jenë marrë nga Torre Drini, kulla që shikon mbi vendin ku do të bëjë hije së shpejti një kullë tjetër edhe më e lartë.

 

41