Pritja që mediat saudite u rezervuan personaliteteve kurde kundërshtarë të Turqisë, pasi Ankaraja refuzoi të sanksionojë Katarin, ka ngjallur debate të shumta.

Sic njofton sajti Parstoday, pritja e personaliteteve kurde kundërshtare të Turqisë nga mediat saudite ishte një nga reagimet e regjimit Al Saud ndaj përkrahjes së Turqisë për Katarin, pasi Arabia Saudite dhe disa vende aleate të saj ndërprenë marrëdhëniet me Katarin dhe e akuzuan atë për përkrahje të terrorizmit. Zakonisht, Turqi flet për marrëdhëniet shumë të mira mes saj dhe Arabisë Saudite, por përkrahja e presidentit Erdogan për Katarin u bë shkak për kritika të ashpra të Riadit për Ankaranë. Tashmë mediat saudite kanë ftuar personalitetet kurde, mes të cilëve Salih Moslem, kryetar i partisë Unioni Demokratik i Kurdëve, të cilin Ankaraja e ka akuzuar për terrorizëm dhe ka lëshuar udhërarrest për të. Gazeta saudite Akadh, shkruan se në një intervistë me Salih Moslem,e ka pyetur atë në lidhje me mundësinë e një aleance, Turqi-Iran-Katar dhe Moslem është përgjigjur: Kjo aleance ekziston aktualisht dhe kurdët po i rezistojnë kësaj aleance. Javën e kaluar, po kjo gazetë zhvilloi një intervistë me kryetarin e grupit të quajtur Këshilli i Sirisë Demokratike, ku e sulmoi ashpër Turqinë. Ndërkohë, gazeta turke Yeni Shafak shkruan se SHBA, Arabia Saudite dhe Emiratet po mbajnë qëndrime të koordinuara për të përkrahur forcat kurdë në Siri. Pakënaqësia e madhe e regjimit Al Saud nga përkrahja e Turqisë për Katarin është bërë shkak që Riadi të shprehet hapur në favor të aspiratave kurdë kundër Turqisë dhe t’i përdorë kurdët si mjet presioni ndaj Ankarasë./ PT

24