Kuvajti “me katolik se Papa”, dëbon ambasadorin e Koresë së Veriut

Kuvajti njoftoi të dielën se do të dëbojë ambasadorin e Koresë së Veriut dhe katër diplomatë të tjerë. Sipas Associated Press nga Dubai, vendimi i Kuvajtit erdhi pas takimit të Emirit të Kuvajtit me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet aziatike kanë shtyrë aleatët e tyre për të shkëputur lidhjet me Korenë e Veriut në përgjigje të testit të fundit bërthamor dhe testeve të raketave balistike. Ambasada e Koresë së Veriut në Kuvajt është e vetmja zyrë diplomatike e Koresë së Veriut në rajonin e Gjirit Persik. Koreja e Veriut ka mijëra punëtorë që punojnë në Kuvajt, Oman, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në përgjigje të presionit ndërkombëtar, Kuvajti ka vendosur të dëbojë ambasadorin e Koresë së Veriut, Su Chang Sik dhe katër diplomatë të tjerë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne