Kuvendi i Kosovës do të vazhdoj sot nga ora 10:00, seancën plenare të mbetur gjysmë nga dje, pasi në sallë munguan një numër i deputetëve.

Pasi deputetët e LDK-së dhe VV-së, lëshuan sallën, pozita shkojë në pauzë, ndërsa, posa u kthyen kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se për shkak të disa agjendave, ku iu kanë munguar tetë deputet, në koordinim me grupet parlamentare, seanca vazhdon sot në orën 10:00, me votimin e pikave të mbetura nga seancat e nisura më, 13 dhe 14 shtator, si dhe të asaj më 15 tetor, për të vijuar më pas, edhe me vazhdimin e seancës së 18, 19 dhe 25 tetor.

Janë mbi 20 pika të rendit të ditës që pritet të hedhen në votim, si dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë, si dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Burimi: Mesazhi.com

5