Lëvizja Vetëvendosje shtrihet zyrtarisht edhe në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht do të ketë qendrën e saj edhe në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga anëtari i kësaj force politike në Kosovë, Bojken Abazi, i cili thotë se më 11 mars 2019 ka dorëzuar pranë Gjykatës së Tiranës dokumentacionin dhe kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE!” në Shqipëri.

Themeluesit janë shtetas shqiptarë, ku bien në sy emrat e pedagogëve të filozofisë Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxha, studiuesi Enis Sulstarova, deputeti i Vetëvendosjes në Kosovë Glauk Konjufca e të tjerë si Gearda Demiraj, Dejona Mihali dhe vetë Boiken Abazi që do të jetë drejtor i kësaj qendre.

“Qendra do të punojë në rritjen e vetëdijes se bashkimi kombëtar dhe integrimi i Shqipërisë, dhe më gjerë i shqiptarëve, në strukturat Euro-Atlantike (si Bashkimi Evropian dhe NATO) janë procese që duhen realizuar paralelisht dhe e plotësojnë njëri-tjetrin. Ajo ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktivizmit qytetar në Republikën e Shqipërisë mbi problematikat e shqiptarëve që jetojnë në treva autoktone shqiptare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe anasjelltas”, shkruan ndër të tjera Abazi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne