Këto ditë kur opinionin botëror ka kthyer vëmendjen te përplasja e paprecedent mes Turqisë dhe SHBA, e kaluara thërret në diçka shumë pak të njohur; atë që lufta e parë e Amerikës jashtë kufijve, për ironi fati, është zhvilluar pikërisht me paraardhësit e atyre që sot drejtojnë Turqinë, osmanët.

E gjitha ka ndodhur mes viteve 1801 dhe 1804. Amerika ishte në fillimet e krijimit të një fuqie botërore, ekonomike dhe ushtarake bashkë, e për këtë arsye kishte hedhur vështrimin aty ku shumë perandori kanë synuar e synojnë: në Mesdhe e Lindjen e Mesme. Për kërë arsye, flota amerikane po bëhej gati për të mbërritur atyre anëve, por pa pranuar t’i paguajë taksën asaj që sundonte aty, Perandorisë Osmane. Kjo çoi në zemërimin e valiut osman apo ndryshme guvernatorit të Tripolit, Jusuf Pasha Karamanli, i cili për këtë arsye u përplas dhe me ambasadorin amerikan në Tripoli.

Pas kësaj, Presidenti Jefferson dërgoi flotën amerikane për ta nënshtruar Jusuf Pashën, i gjykuar se kishte fyer Amerikën.

Dhe kështu filloi lufta detare ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Amerikës, e cila përfundoi me disfatën e kësaj të fundit. Akti simbol i triumfit ishte kapja e luftëanijes “USS Philadelphia”, ku 300 marinarë amerikanë në bord u zunë rob.

Por lufta vijoi, në të tjera forma, pasi kur Amerika nuk arriti t’a rikthente luftëanijen e saj, dërgoi spiunë për ta djegur atë. E paralel me këtë, amerikanët tentuan të fusnin përçarje midis guvernatorit të Tripolit, Jusuf Pashës dhe vëllai i tij Ahmet Pasha Karamanli në Egjipt. Thuhet se Ahmed Pasha u josh deri dhe me femra të bukura të sjella nga Amerika për ta bindur që të jetë kundër vëllait, guvernator të Tripolit, me premtimin për t’ja marrë këtë post, gjithnjë me kushtin për të qenë aleat me amerikanët në Mesdhe.

Por armët do vepronin sërish, pasi dhe kjo kartë thuhet se u dogj. Amerikanët u pajisën me një ushtri të madhe për të marrë Dernin, qyteti në Libinë lindore, në mënyrë që të hakmerren ndaj osmanëve dhe për humbjen e parë. Megjithatë, guvernatori Yusuf Pasha u përball lehtësisht me amerikanët me njësitë e tij në Magreb, Algjeri e Tunizi, ku beteja përfundoi me një humbje të tmerrshme të ushtrisë amerikane, me 1,800 ushtarë amerikanë të vrarë në një ditë, 700 të kapur rob dhe pjesën tjetër të rrethuar.

Kjo humbje e detyroi Amerikën që të nënshkruante një marrëveshje poshtëruese me guvernatorët e Tripolit, Tunizisë, Algjerisë dhe Marokut. Në marrëveshje ishte dhe pagimi i dëmeve të luftës, si dhe dëmshpërblimi për çdo ushtar osman të vrarë. Gjithashtu, marrëveshja detyronte Amerikën që të kërkojë falje për sulmet e saj ndaj popujve të atyre anëve nën Perandorinë Osmane.

Dhe sipas analistëve historikë, politika amerikane në rajon ka dhe frymëzimin e një të kaluare, shfaqur si në tendencën për sundim e si në atë të hakmarrjes. E këtu futet dhe përplasja e fundit me qeverisjen e Erdoganit.

Është në natyrën e perandorive që ta kenë të kaluarën, frymëzim për çdo të tashme. /tesheshi

237