Maqedonia paraprakisht do t’i tërheq statujat dhe “tërësisht do ta shkatërrojë planin Shkupi 2014” me qëllim që të hyjë në NATO. Kështu shkruan portali “DiferNews”, ku theksohet se Maqedonia do të bëhet anëtare e Aleancës në samitin e ardhshëm që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik të vitit 2018.

“Çështja për emrin e IRJM-së, hyn në linjën finale edhe në samitin e NATO-s më 11-12 korrik të vitit 2018 në Bruksel, do të ketë zgjidhje definitive për emrin që do t’i mundësojë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të hyjë në Aleancë”.

Nëse nuk zhvillohet sipas planit, kjo do të ketë edhe simbolikë, për shkak se do të ndodh saktë 10 vite nga vetoja e Greqisë në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008. Deri në shkurt duhet të ketë progres të dukshëm.

Pastaj, në prill të vitit të ardhshëm, Komisioni Evropian do ta prezantojë për progresin në zgjerim, me kërkesë që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave inkuadruese. Portali thekson se me qëllim që të arrihet deri atje, kryetari i ri i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, i cili vjen nga partia qeveritare LSDM, kumtoi se do të formojë komision i cili do ta përfshijë punën gjithëpërfshirëse të projektit “Shkupi 2014”.

Ndërkohë, edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov konfirmoi gatishmërinë e Maqedonisë që të bëjë edhe rishikimin e teksteve të historisë, me qëllim të pastrimit të pjesëve që Greqia i vlerëson si teza irredentise. Për këtë qëllim do të formohet edhe komisioni, ashtu siç është vendosur bashkërisht nga Dimitrov dhe Koxias.

Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm i Maqedonisë

“Absolutisht jemi të gatshëm ta shohim një propozim të tillë, megjithatë ajo për të cilën jemi marrë vesh është takim. Ballkani është shumë e ngarkuar me histori dhe kur dy vende kanë vendosur të afrohen dhe t’I tejkalojnë dallimet dhe të ndërtojnë ura, është e dobishme të mësojmë nga përvojat e vendeve tjera, siç është Franca dhe Gjermania, Gjermania dhe Polonia, derisa ajo është mbi baza pariteti dhe e dyanshme. Kuptohet derisa historia u është lënë historianëve dhe ekspertëve dhe politika politikanëve”.

Qeveria e re ka premtuar krijimin e klimës pozitive me Greqinë, me qëllim që edhe negociatat për emrin të jenë më të lehta. Çështja e emrit tashmë 10 vite e mban peng anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, por së fundmi edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për shkak të vetos greke. Ajnur Bafqari

 

 

13