Marrëveshje kritike nga Turqia

Marrëveshja synon zhvillimin e mëtejshëm të rrjeteve të transmetimit të gazit ndërmjet Turqisë, Greqisë dhe Italisë.

“Marrëveshja e lidhur ndërmjet Republikës së Turqisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për Zhvillimin e Korridorit të Transportit të Gazit Turqi-Greqi-Itali” është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet jo vetëm diversifikimi i burimeve energjetike, por edhe kontributi në sigurinë e ofertës (furnizimit) së gazit natyror të palëve dhe tregjeve të tjera evropiane. Gjithashtu marrëveshja ka për qëllim sigurimin e likuiditetit në tregjet e gazit të vendeve në fjalë si dhe rritjen e tregtisë ndërmjet vendeve që prodhojnë dhe konsumojnë gaz natyror.

Sipas marrëveshjes, kompania BOTAŞ nga Turqia (kompania për ndërtimin e tubacioneve naftë-e-gazsjellëse dhe transportimin e hidrokarbureve), kompanitë Poseidon dhe DESFA nga Greqia (kjo e fundit është operatori shtetëror grek i transmetimit të gazit natyror) do të punojnë në bashkëpunim me njëra-tjetrën si operatorë sistemi në rajonet përkatëse.

Kjo marrëveshje ndërkombëtare ka qenë nënshkruar në Romë, më 26 korrik 2007./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne