Më 31 tetor 2018 bëhet fluturimi i parë nga aeroporti i ri i Stambollit

Është qartësuar data dhe destinacioni i fluturimit të parë që do të realizohet nga Aeroporti i Ri i Stambollit, i cili ka përfunduar në masën 95%,

Më 29 tetor do të fillojë transferimi për në aeroportin e ri.

Kurse fluturimi i parë nga Aeroporti i Ri i Stambollit do të bëhet më 31 tetor 2018, ora 14:00 nga Stambolli drejt kryeqytetit të vendit, Ankara.

Ndërsa fluturimet e para ndërkombëtare do të realizohen për në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe Azerbajxhan.

Kreu i Bordit Ekzekutiv të THY-së, Ilker Ajxhë (İlker Aycı) thotë se operacioni i transferimit (nga aeroporti “Ataturk” për në aeroportin e ri) do të zgjasë rreth 45 orë.

“Me transferimin në aeroportin e ri do të fillojë edhe ‘shpërngulja’ më e madhe në historinë e aviacionit civil. Për transportin do të përdorim gjithsej 15 mijë mauna e kamionë. Në aeroportin e ri THY-ja do të ketë për pasagjerët e saj një sallon special (launch) me sipërfaqe 10 mijë metra katrorë. Do të ketë parking për 40 mijë automjete”, sqaroi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne