Edhe pse është folur se Alberto Zakeroni ishte kandidati favorit për të drejtuar Kombëtaren, gjerat duket se kanë ndryshuar ne mmomentet e fundit. Sipas radios napolitane ‘Kiss Kiss’, në skenë ka ridalë sërish Ed Reja, qe ka zhvilluar sot një takim me Armando Dukën në Itali, ku mendohet se është arritur edhe akordi final.

Reja pritet të përfitojë 250 mijë euro në sezon dhe do të firmosë për dy vite me të drejtë rinovimi edhe për dy vite të tjera. Nëse zyrtarizohet në krye të ekipit kuqezi, Reja do pasojë bashkëkombasin e tij, Kristian Panuçi, që u shkarkua pas humbjes me Turqinë në Loro Boriçi, 2:0.

Reja ka nje eksperience 40 vjeçare ne trajnim, teksa ka drejtuar disa ekipe, si: Treviso, Kaljari, Lacio apo Hajduku i Splitit ne Kroaci, ndersa eshte eksperienca e pare si nje trajner kombetareje.

11