Prokuroria spanjolle pranon të konvertojë dënimin me burg të Lionel Messit dhe babait të tij, Jorge Messi, për evazionin fiskal prej 4.1 milionë eurosh të kryer në periudhën 2007-2009.

Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, organi i akuzës e dorëzoi dokumentacionin që flet për këtë çështje në Gjykatën e Apelit të Barcelonës, ku u mor edhe vendimi për të dënuar Messin dhe babain e tij, respektivisht me 21 dhe 15 muaj burg.

Gjithnjë sipas medias spanjolle, Lionel Messi do të paguajë një gjobë prej 252 mijë eurosh, ndërsa babai i tij prej 180 mijë eurosh.

Mësohet se ishin pikërisht avokatët e futbollistit, ata që bënë kërkesën për konvertimin e dënimit me burg të sulmuesit argjentinas të Barcelonës në gjobë, duke parë se është një krim që ai nuk e ka kryer më parë, ndërkohë që dënimi ishte me më pak se 2 vite burg, kërkesë të cilën Prokuroria vendosi ta pranojë.

11