Mësuesi turk i deportuar nga Pakistani arrestohet në Turqi

Stamboll: Një zyrtar i nje shkolle turke, i deportuar nga Pakistani, përfshirë edhe gruaja e tij, u arrestua të martën në Turqi.

Sipa njoftimeve, zyrtarët turq arrestuan Mesut Kacmaz, zëvendës-drejtor i shkollave dhe kolegjeve ndërkombëtare Pak-Turk, së bashku me gruan e tij të cilët tre javë më parë ishin zhdukur pasi u akuzuan nga Ankaraja për lidhje me lëvizjen e ndaluar Gylen, thanë mediat.

Mesut Kacmaz është akuzuar për sponsorizimin e një grushti shteti të dështuar në korrik 2016, por ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërkohë që shkollat Pak-Turk hodhën poshtë të gjitha akuzat për lidhje me lëvizjen Gylen.

Mesut Kacmaz, zëvendës-drejtor i shkollave dhe kolegjeve ndërkombëtare PakTurk, u rrëmbye nga shtëpia e tij në qytetin lindor pakistanez Lahore më 27 shtator së bashku me gruan dhe dy fëmijët. Komisioni i pavarur i të drejtave të njeriut i Pakistanit (HRCP) dha një deklaratë në atë kohë.

“Ata u dërguan në Islamabad duke ju thënë që stafi i ambasadës turke do të bisedonte me ata para se të liroheshin,” tha Mehmut Ali, një drejtor shkolle, duke cituar një bisedë me vajzat e Kacmaz që ishin me të në atë kohë.

“Në aeroportin e Islamabadit, ata iu dorëzuan policëve turq, të cilët i hypën në një avion privat luksoz, me madhësi mesatare”.

Vajzat e tij thanë se familja u dërgua fillimisht në Stamboll ku më pas prindërit i ndanë dhe i nisën në Ankara, ku do mbeten në paraburgim.

Fëmijët e Mesut Kacmaz tani po jetojnë me gjyshen e tyre./ Gazeta Impakt

burimi:nation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne