Meta President/ Reagon Basha: Rama deshi ta fuste në burg Metën, tani e bën president

Kreu i PD-së ka folur sot nga çadra e lirisë duke thënë se Rama ka prekur sot me fjalimin në Kavajë, fundin e tij politik.

Sipas Bashës, Rama sot nxinte në fjalimin e tij në Kavajë . Basha tha se Rama i nxori me dhunë qytetarët në Kavajë për të marrë pjesë në mitingun e tij.

Basha tha se Republika e Vjetër ka arritur në stacionin e fundit. Basha komentoi edhe zgjedhjen e Metës President, për të cilin tha se edhe pse donte ta fuste në burg, tani e shpall President të Rilindjes.

“Njeriun që kërkoi të fuste në burg, tani po e shpall President të Rilindjes”, tha Basha. “Kjo është një ditë e zezë për Shqipërinë”, vijoi Basha.

“Sot, është dita ku leximi i dëshpërimit të Ramës dhe Republikës së Vjetër është i qartë për këdo me sy në ballë e mend në kokë. Sot është një ditë e dëshpëruar për Ramën që e provoi para çdo qytetari të Kavajës.

Më shumë se Kavaja, nxinte vetë Edi Rama që sot preku fundin politik të ekzistencës së tij, të mashtrimeve të tij dhe korrupsionit që mbolli në 4 vite në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Provat, faktet dhe dëshmitë me celularë, të atyre që i detyruan me zorr të dilnin në shesh për të pritur kryeministrin e dështuar dhe të korruptuar, janë sot fakte të pamohueshme.

I fliste fare qartë dhe mjerimi i ulur këmbëkryq në Kavajë, papunësia në nivele ekstreme, rritja e kostos së jetesës dhe pasiguria totale që ka mbërthyer një qytet, që nën Rilindjen e Ramës u menaxhua nga banditët e Rilindjes, të personit të dënuar për përdhunim të një vajze të mitur në Itali”, tha Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne