Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif tha se ata janë të gatshëm të ndërmjetësojnë për të ringjallur dialogun në mes të Damaskut dhe Ankarasë.

Në një deklaratë për televizionin RT, Zarif u shpreh kështu: “Ne mendojmë se dialogu në mes të Sirisë dhe Turqisë është interes të rajonit. Nëse palët bëjnë një kërkesë të tillë, ne jemi të gatshëm të luajmë rolin e ndërmjetësit.”

Zarif u shpreh se rruga e vetme për të larguar shqetësimet e Turqisë në lidhje me kërcënimin e terrorizmit në rajonin kufitar, është vendosja e forcave qeveritare në veri të Sirisë, si dhe shtoi se: “Forcat e tjera nuk duhet të lejohen të hyjnë në zonën kufitare. Zgjidhja është të shpëtohen këto toka dhe të vendoset ushtria siriane atje. Irani dhe Rusia janë të gatshme t’a ndihmojnë Turqinë për të zgjidhur këtë problem.”

Zarif u shpreh se para Astanës, në mes të Teheranit dhe Ankarasë ka pasur ndarje të mëdha sa i përket çështjes së Sirisë, por pas Astanës, ato arritën pika të përbashkëta dhe u morën rezultate të rëndësishme, si dhe vuri në dukje se nuk ka një zgjidhje ushtarake për krizën në Siri.

Burimi : Sputnik News/ ML

20