Ministri rus i Mbrojtjes deklarohet në lidhje me praninë e ShBA-së në Siri

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu deklaroi se qëllimi i koalicionit ndërkombëtar i kryesuar nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri është të tronditë edhe më shumë situatën në rajon dhe ti mbrojnë interesat e tyre ekonomike.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë Konferencës së 7-të Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, ministri Shoygu tha se është shumë e vështirë për të besuar se një koalicion kaq i fortë të mos jetë në gjendje për të luftuar kundër terroristëve.

“Siç duket qëllimi i këtij koalicioni është të tronditë edhe më shumë situatën në rajon dhe të forcojë praninë ushtarake dhe ekonomike”, bëri të ditur Shoygu.

Ai tërhoqi vëmendjen se pas formimit të aleancës mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit situata në rajon ka ndryshuar.

Duke e mbrojtur qëndrimin se situata në Afganistan është përkeqësuar ministri Shoygu tha se prania 15-vjeçare e ShBA-së dhe NATO-së në këtë rajon nuk normalizoi situatën në këtë vend.

Ministri gjithashtu mbrojti qëndrimin se ShBA-ja përpiqet të vendoset në Azinë Qendrore në kushte të reja dhe shtoi se “Kjo situatë nuk do ti përgjigjet interesave të vendeve të rajonit dhe i shërben vetëm destabilizimit si një aktor global”.

“Aktualisht në Afganistan ndodhen rreth 4 mijë e 500 pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH”, bëri të ditur Shoygu, ndërsa shtoi se “Afganistani përveç DAESH-it do të mund të bëhet vendstrehim edhe për organizata të reja terroriste”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne