Një studim i ri britanik, sugjeron që personat të cilat janë të disponueshëm për t’iu qëndruar pranë miqve të tyre në situate të vështira, luajnë një rol të rëndësishëm në shërimin e tyre nga simptomat depresive.

Studimi është kryer nga Universitetet e Mançester dhe Warëick, rezultatet e të cilit janë pasqyruar edhe në “The Huffington Post”.

Për këtë studim, shkencëtarët iu referuan adoleshentëve të shkollave të mesme, të cilët përbëjnë një ndër kategoritë më të prekura nga depresioni dhe vunë re efektin që ka miqësia për të kaluar simptomat depresive e për të rimarrë veten.

Studimi tregoi se të qenit rreth miqve të cilët janë disponibël për t’iu qëndruar pranë, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të depresionit me 50 për qind.

Në mesin e adoleshentëve me depresion, u vu re se duke qenë në prani të njerëzve pozitiv, shanset e tyre që të shërohen nga kjo gjendje janë me 50 për qind.

Gjetjet treguan se më shumë se 10 për qind e 12 deri 17-vjeçarëve kanë përjetuar të paktën një episod depresiv e sugjeruan se nxënësit e shkollave të mesme mund të përfitojnë shumë nga ndërhyrjet sociale për parandalimin e depresionit.

“Duke pasur miq me humor të shëndetshëm, dyfishon shanset që njerëzit me depresion të rimëkëmbin vetveten. ” – u shprehën studiuesit.

Ndërsa psikologët kanë gjetur se lidhjet sociale luajnë rol në mirëqenien emocionale, hulumtimet kanë treguar se izolimi social dhe vetmia janë faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e depresionit, dhe nga ana tjetër, përkrahjea sociale mund të jetë kyç për parandalimin e depresionit e për tu shëruar.

“Lidhjet sociale mund reduktojnë ndjeshëm barrën e depresionit përmes ndërhyrjeve të lira. Programet e mundshme për të zvogëluar barrën e depresionit përfshijnë hapjen e klubeve rinore në shkolla për të inkurajuar miqësi të shëndetshme e të sigurta në mesin e adoleshentëve,” – shtuan studiuesit./ trt

80