Nga: Nexhat Ibrahimi

Fshati Monasteri ndodhet mes një vargmali rreth 120 km larg qytetit Sevilje në Spanjë. Xhamia e fshatit, e cila konsiderohet si xhamia më e vjetër në kontinentin e Evropës, është nga koha e maurëve (muslimanëve spanjollë). Fshati gjatë kësaj kohe nuk është musliman, ndërsa në xhami vazhdojnë të falen namazet nga vizitorët muslimanë. Banorët e vendit e ruajnë xhaminë me fanatizëm dhe e konsiderojnë atë si simbolin e tyre kulturor. Kjo xhami u ka qëndruar rrebesheve të historisë për një mijë vite. Nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, xhamia që shndërruar në një spital të vogël, falë klimës të shëndetshme. Por më pas u hoq dorë nga kjo ide, për arsye të distancës dhe rrugëve të këqija.

 

Çdo vit, në fshat organizohet Festivali i Kulturës Islame. Ai gëlon nga fshatarët dhe vizitorët e shumtë dhe qendra e festimeve është xhamia. Banderolat që njoftojnë për zhvillimin e festivalit, kanë si moto: “Njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë”, shprehje kjo e frymëzuar nga thënia e halifit hasreti Omer ibn Hatabit. Sidomos gjatë ditëve të festivalit, shumë muslimanë kryejnë ritet e faljes në xhami dhe thërrasin ezanin, e cila u pëlqen banorëve vendas pasi u kujton të kaluarën e tyre të largët.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

22