Myslimanët e Arakanit gjejnë vdekjen në rrugën për shpëtim

Si pasojë e fundosjes së një varke që transportonte myslimanët e Arakanit, që ishin nisur për në Bangladesh për ti shpëtuar sulmeve të ushtrisë dhe radikalëve budistë të Mianmarit, numri i personave që humbën jetën arriti në 23.

Në deklaratën e bërë nga një zyrtar i Drejtorisë së Policisë së Bangladeshit për median, Moinuddin Khan, bëhej e ditur se ishin gjetur edhe trupat e pajetë të 11 personave të tjerë të mbytur në Lumin Naf mbrëmjen e të hënës duke e çuar në 23 numrin e të mbyturve”.

Ekipet e policisë vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit për 14 myslimanët e tjerët të Arakanit që rezultojnë të humbur.

Autoritetet e Bangladeshit deklaruan dje se kishin gjetur trupat e pa jetë të 12 personave, nga këta 10 ishin fëmijë.

Varkat që përdorin myslimanët e Arakanit për të kaluar në Bangladesh nëpërmjet Lumit Naf, qoftë nga kushtet e këqija të motit, qoftë nga mbi kapaciteti, herë pas here mbyten në lum duke marrë jetën e shumë njerëzve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne