Qindra myslimanë të Francës në shenjë proteste ndaj mbylljes së një faltore në Paris, kanë organizuar ceremoninë e faljes së namazit në rrugë.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se myslimanët e Francës ditën e premte në rajonin Klishi në veri të Parisit, kanë organizuar ceremoninë e namazit përball një salloni i cili më parë përdorej si faltore për kryerjen e namazit. Me mbylljen e kësaj faltore, edhe 300 fëmijë të cilët merrnin pjesë në programin mësimor për mësimin e gjuhës arabe dhe leximin e Kur’anit, më nuk kanë mundësi të ndjekin këtë program mësimor. Myslimanët protestues që nga 10 ditë më parë kanë filluar të falin namazin në rrugë përpara këtij salloni./PT

125