Thursday, February 21, 2019
Kultura Myslimanëve shqiptarë u shtohet një xhami e re tek ura e vjetër...

Myslimanëve shqiptarë u shtohet një xhami e re tek ura e vjetër e Bunës në Shkodër

Në 28 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit myftinia Shkodër zgjodhi që të inaugurojë ndërtimin e një xhamie të re tek ura e vjetër e Bunës.

E ndërtuar rrëzë urës së vjetër të Bunës, mbi truallin vakëf ku për shekuj ka qëndruar një tjetër xhami e shkatërruar nga regjimi komunist, sot ngrihet një xhami e bardhë, e ndërtuar me gurë të sjellë enkas nga Berati.

Në këtë ceremoni myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari tha se Shkodra ndodhet në një mjegullnajë si shkak i krimit dhe fenomeneve të tjera negative.

Myftiu i Shkodrës risolli në vëmendje dëmin e madh që bëri sistemi monist ndaj muslimanëve dhe objekteve të kultit.

I pranishëm në inaugurimin e xhamisë së re tek ura e Bunës ishte edhe kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj.

Xhamia e re tek ura e vjetër e Bunës u ndërtua me kontributin e Gani Kryeziut, një biznesmen në Shkodër si dhe një prej organizatorëve në rihapjen e xhamisë së Plumbit në Shkodër në 16 nëntorin e 1990.

 

 

 

48