Rajoni

Nasim Haradinaj: Hoxha Shefqet Krasniqi ka qenë pjesë e Koshares, askush nuk mund t’ia mohojë

Ushtria Çlirimtare e Kosovës shënoi një fitore të madhe kundër ushtrisë së Milosheviçit në luftën e fundit.

Një nga betejat me të dokumentuara të asaj kohe kundër ushtrisë serbe,  njihet edhe si beteja e Koshares, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës asgjësoi ushtrinë serbe.

Në betejen e Koshares kanë marrë pjesë shumë trima, e një nga ata i cili kishte marrë pjesë në betejën e Koshares është edhe Hoxha Shefqet Krasniqi.

Kështu ka treguar sonte në emisionin “DPT të Fidani” gjenerali Nasim Haradinaj, shkruan AlbanienShow.

“Pjesë e luftës ka qenë edhe Hoxha Shefqet Krasniqi, mua nuk me intereson veprimtaria e tij pas luftës, por duhet ta themi të vërtetën, Hoxha ka qenë në koshare dhe ka luftuar” tha Nasim Haradinaj.

/AlbanienShow

OPINIONE