Në Shqipëri u shënua Nata e Madhe e Israsë dhe Miraxhit

Me rastin e përkujtimit të Natës së Madhe të Israsë dhe Miraxhit, në qytetin e metropolit verior, Myftinia Shkodër, organizoi në xhaminë e Medresesë një aktivitet mbi vlerën dhe madhështinë e ngjarjes së shënuar. Krahas shumë besimtarëve merrnin pjesë drejtues të Myftinisë, të medresesë, të shoqatës “Istanbul”, që sponsorizon medresenë e Shkodrës, etj.

Aktiviteti u përshëndet nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed B. Sytari, i cili uroi besimtarët me rastin e përkujtimit të kësaj ngjarjeje të shënuar në jetën e të Dërguarit të All-llahut dhe mbarë ymetit islam deri në kiamet.

Myftiu këshilloi të pranishmit që të kontrollojnë marrëdhënien e tyre me Zotin e gjithësisë nëpërmjet disiplinimit me namazin…

Aktivitetin e përshëndeti edhe drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”,Kujtim Dervishi, i cili theksoi se përkujtimi i Natës së Israsë dhe Miraxhit është një ngjarje e shënuar për mbarë besimtarët dhe përkujtimi i saj është një moment reflektimi dhe afrimi me Zotin e gjithësisë. 

Në vijim, teologu Lavdrim Hamja, ligjëroi mbi vlerën dhe madhështinë e mrekullisë së Israsë dhe Miraxhit, bazuar në ajetet dhe hadithet e shumta, që lidhen me këtë temë.

Me këtë rast, u promovua edhe botimi i ri me titull: “40 hadithe për mirësinë e namazit”, i cili doli në qarkullim para pak ditësh. Libri u shpërnda edhe për të pranishmit.

Autori i këtij botimi, Lavrim Hamja për radion “Zëri i Turqisë”-TRT  tha:

“…Namazi për myslimanin është jeta, është shpirti i tij. Një besimtar myslimanë nuk mund të konsiderohet i tillë pa kryer obligimin e namazit, i cili është shtyllë kryesore e fesë Islame. Ky libër përmban 40 hadithe të shkurtra mbi vlerën dhe mirësinë e namazit, i cili është i ndarë në disa pjesë të ndryshme…”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne