Në vendet e Ballkanit falet namazi i teravisë së parë

Nëpër xhamitë e vendeve të Ballkanit besimtarët muslimanë kanë falur namazin e teravisë së parë me rastin e fillimit të muajt të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra besimtarë të kryeqyteteve Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, por edhe të qyteteve të tjera, u tubuan nëpër xhami për të falur namazin e teravisë.

Si xhamitë e tjera në mbarë vendin, edhe xhamia e Mustafa Pashës në Shkup u vërshua nga besimtarët muslimanë për faljen e namazit të parë të teravisë. Një pjesë e xhematit fali namazin në oborrin e xhamisë, pasi brendësia e saj ishte e mbushur.

Edhe në Shqipëri, besimtarët kanë kryer ritet e tyre fetare, ndërsa për Tiranën xhamia më e frekuentuar nga besimtarët ishte ajo e Tabakëve, e cila tuboi së bashku besimtarë të shumtë.

Në Prishtinë, Sulltan Mehmet Fatih ishte xhamia qendrore e cila tuboi më së shumti besimtarë muslimanë. Qindra besimtarë, për shkak të motit me shi, nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë oborrin e kësaj xhamie, duke u falur vetëm në hapësirat brenda saj.

Namazi i teravisë falet çdo mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit, pas namazit të jacisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne