BARNEVELD – Një sulm islamofobik është kryer ndaj një xhamie në qytetin Barneveld të Holandës, raporton Anadolu Agency.

Në hyrjen e xhamisë An Noer që frekuentohet nga marokenët, janë vendosur shkrime me përmbajtje ofenduese kundër muslimanëve dhe është vizatuar kryqi nazist.

Zëdhënësja e policisë rajonale, Petra Rijnten, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se është kryer një hetim mbi ankesën e drejtuesit të xhamisë, por se ende nuk ka një rezultat në lidhje me autorët e sulmit.

Bëhet e ditur se 9 institucione islame janë sulmuar si pasojë e rritjes së sulmeve islamofobike pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në muajin mars në Holandë nën hijen e retorikave raciste, akteve kundër Islamit, armiqësisë ndaj të huajve dhe pengesave ndaj ministrave turq.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

14