Netanjahu: Palestina mund të bëhet në Jemen apo Kosta Rika!

Kryeministri izraelit kritikoi qëndrimin e Bashkimit Evropian për Jeruzalemin para se të kthehej nga vizita në Evropë.

Benjamin Netanjahu e kritikoi qëndrimin e BE-së ndaj Jeruzalemit në një konferencë shtypi në Bruksel. Netanjahu në një përgjigje harbute për pyetjen nëse ai ende është i angazhuar për krijimin e një shteti palestinez: “Ndoshta ky shtet formohet në Jemen apo Kosta Rika”. Kryeministri izraelit gjithashtu shprehu shqetësim për kundërshtimin e Evropës për të pranuar vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të lëvizur ambasadat në Kuds. Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian i kanë kundërshtuar ashpër thirrjet nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, që ata të ndjekin shembullin e Donald Trump dhe ta njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Kundërshtia nga e gjithë spektri evropian erdhi pasi Netanjahu bëri udhëtimin e parë zyrtar në BE, pas më shumë se 22 vitesh që kurse një kryeministër izraelit viziton Brukselin. Edhe Republika Çeke, një nga aleatët më të ngushtë të Izraelit, tha se vendimi i presidentit amerikan ishte i keq për përpjekjet për paqe. Franca tha se statusi i Jerusalemit mund të miratohej vetëm në një marrëveshje përfundimtare midis izraelitëve dhe palestinezëve. Netanjahu bëri thirrje qeverive evropiane për të mbështetur një nismë paqësore të SHBA-së pavarësisht faktit se Trump ende nuk ka zbuluar ndonjë hollësi rreth saj. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, bëri të qartë se BE nuk do të shkruante një kontroll bosh për një plan paqeje të Trump dhe i kërkoi Uashingtonit të zbulojë atë që po hartohet nga Jason Greenblatt, i dërguari i Trump në Lindjen e Mesme dhe Jared Kushner, dhëndër i Trump dhe këshilltar i lartë. “Ne jemi duke pritur tashmë prej disa muajsh për nismën amerikane, dhe nëse një e tillë nuk është e afërt, atëherë Bashkimi Evropian do të duhet të marrë iniciativën,” tha Le Drian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne