News24 zbulon skenarin e fshehtë të PD, protestuesit do hyjnë në parlament

Gjatë raportimit në News24, gazetarja Elda Menga ka paralajmëruar një skenar për pushtimin e parlamentit nga protestuesit e opozitës. Gazetarja iu referua burimeve konfidenciale për të zbuluar një plan të fshehtë të Partisë Demokratike, kur tha se:
“Burime konfidenciale thanë se do të jenë qytetarët që do t’i bashkohen deputetëve në parlament. Ndryshe nga rastet e tjera, kur kanë qenë deputetët që kanë dalë jashtë kuvendit, për t’iu bashkuar qytetarëve, sot do të ndodhë e kundërta” u shpreh gazetarja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne